Top News - Qeveria, 40 mijë euro/ Tekstet shkollore shqip në Serbi

  • 4 years ago
Këshilli i ministrave ka vendosur këtë të mërkurë që të japë një kontribut financiar prej 40 mijë euro për tekstet shkollore për shkollat shqiptare në Serbi.

Sipas vendimit të qeverisë kjo shumë shkon për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, për t?u përdorur për blerjen e teksteve shkollore për shkollat shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kundërvlera në lekë e kësaj shume transferohet në formën e transfertës në llogari të përfituesit, nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2020.
Lugina e Preshevës përfshinë territorin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ndodhet ne jug të Serbisë, ne kufi me Kosoven. Ky rajon banohet nga popullsi shqiptare dhe arsimi në ciklin parauniversitar bëhet edhe në gjuhën shqipe. Kjo nuk është hera e parë që qeveria shqiptare ka ndihmuar me fonde shkollat e popullsisë shqiptare në këtë rajon.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Qeveria#TopChannel

Recommended