Përkujtohet 15 korriku, Ambasadori turk: Autoritetet të marrin masat, jo sulme ndaj Memorialit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në 4 vjetorin e asaj që Turqia e quan grusht shteti, në Tiranë janë zhvilluar homazhe për nder të viktimave para memorialit të ndërtuar në Liqenin Artificial. Gjatë fjalës së tij Ambasadori turk tha se ndër viktimat e 15 korrikut kishte edhe shqiptarë.

Tentativa për grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016 i kushtoi jetën 251 personave të cilët qeveria turke i ka shpallur tashmë dëshmorë.

Pikërisht kjo ditë e quajtur 15 korriku i ditës së demokracisë dhe unitetit kombëtar përkujtohet edhe nga Ambasada turke çdo vit në vendin tonë.

Këtë 15 korrik nderimet u bën në Memorialin kushtuar të rënëvë që është vendosur pranë Liqenit Artificial.

I pranishëm në ceremoni ambasadori i republikës së Turqisë Murat Ahmet Youruk tha se ndër dëshmorët kundër grushtit të shtetit, kishte dhe persona me origjinë shqiptare.

?Ky memorial mban një kujtim të veçantë jo vetëm për popullin turk, por në të njëjtën kohë edhe për vëllezërit tanë shqiptarë. Midis 251 dëshmorëve që u derdhën rrugëve natën e 15 korrikut, që sakrifikuan heroikisht jetën për vendin e tyre dhe që emrat e tyre janë shkruar këtu, ka edhe shtetas tanë me origjinë shqiptare?.

Gjithashtu ambasadori Youruk nuk harroi të jepte dhe një mesazh për vandalizmin që iu krye këtij monumenti vitin e kaluar.

?Por fatkeqësisht ky monument është vlerë e përbashkët e popullit turk dhe atij shqiptar si dhe flamuri turk që është simboli ynë kombëtar, vitin e kaluar u sulmua katër herë si rezultat i provokacioneve të qarqeve të lidhura me FETO në Shqipëri. Nga autoritetet shqiptare ne presim që tashmë t?i dorëzohen drejtësisë ata që kurdisën dhe provokuan nëpërmjet medias sociale këtë sulm të urrejtes dhe ata që i realizuan ato?.

Gjatë përleshjeve të 4 viteve më parë një pjesë e ndërtesave qeveritare u sulmuan nga kryengritësit, çka solli si pasojë të paktën 77 mijë të arrestuar nga të cilët 10 mijë ushtarë.

Të gjithë u akuzuan dhe gjykuan si pjesmarrës në komplotin që sipas qeverisë turke e inicioi dhe realizoi kleriku Fetullah Gylen, i cili sot e kësaj dite qëndron në arrati në Amerikë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/perkujtohet-15-korriku-ambasadori-turk-autoritetet-te-marrin-masat-jo-sulme-ndaj-memorialit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended