Wake Up/ Gjirokastra 15 vjet në UNESCO, për tre ditë me radhë festime

  • 4 years ago
Në gjithë këtë situatë kaotike duket se pandemia e ka pasur edhe një të mirë në këtë periudhë të vitit. Duket se të gjithë gjithnjë e më shumë po i kthejnë sytë jo vetëm nga bregdeti por edhe nga qytetet shqiptare dhe resurset që ato ofrojnë..Gjatë këtyre muajve, kur edhe masat lehtësuese kanë krijuar mundësinë e lëvizjes, turistët vendas por edhe ata të huaj që lejohen të hyjnë në territorin shqiptar, po i kthejnë sytë nga qyteti muze, Gjirokastra. Qyteti i gurtë është kthyer në një trend për mijëra vizitorë, të cilët po shijojnë qoftë edhe gjatë fundjavave, vendet që të ofron ky qark e për më tepër po zbulojnë atraksione dhe mundësi që nuk i kanë eksploruar më parë. Postime të shumta në rrjetet sociale sheh dhe nga personazhe shqiptarë të cilët ditët e fundit kanë postuar foto nga Gjirokastra dhe vendet që ajo ofron. Por përse këtë verë po kthehet në një trend nga vizitorët... çfarë ofrohet nga operatorët turistikë këtë sezon...çfarë duhet të vizitosh kur të shkosh në Gjirokastër. Ndërkohë që këto ditë qyteti po feston me evente të ndryshme dhe 15 vjetorin e hyrjes në UNESCO, si pasuri botërore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended