Thaci, serish ne Prokurorine Speciale | Lajme - News

  • 4 years ago
Edhe në ditën e dytë, mbështetësit nuk i mungonin në portat e Gjykatës Speciale në Hagë edhe pse më të paktë në numër dhe me entuziazëm më të ulët. Hashim Thaçi u paraqit sërish këtë martë në seancën e marrjes në pyetje, pa bërë asnjë koment para gazetarëve të interesuar.

Edhe këtë të martë seanca zgjati plot 6 orë, por pas saj Thaçi nuk bëri deklarata për mediat. Nuk dihet ende nëse seancat do të vazhdojnë. Procesi i rrallë i marrjes në pyetje të një Presidenti në detyrë nga një Gjykatë Speciale në Hagë zhvillohet teksa gjykatësve u duhet të vendosin, nëse do t?i pranojnë apo jo akt-akuzat e ngritura nga prokuroria speciale e Kosovës.

Vendimi duhet të merret brenda 6 muajve, ku duhet të përcaktohet nëse Thaçi do të paraqitet apo jo përpara Gjykatës Speciale të Kosovës. Presidenti ka paralajmëruar dorëheqje nëse akuzat konfirmohen.

Sëbashku me Kadri Veselin, kreun e PDK-së, Thaçi akuzohet për 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës së Kosovës, krime kundër të burgosurve serbë, shqiptarë e nga komunitete të tjera etnike. Në raportin e Dick Martit ku bazohen këto akuza janë hedhur dyshime edhe për trafikimin e organeve të tyre, akuzat të cilat Thaçi i ka hedhur poshtë me përbuzje.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended