Rritja e infektimeve, rihapet Covid 2 | Lajme - News

  • 4 years ago
Spitali Universitar ?Shefqet Ndroqi? do të rikthehet në Covid 2. Vendimi u mor nga Komiteti i Ekspertëve Teknik pas fluksit të shtrimeve në spitalin infektiv dhe komplikacioneve të moshave të reja me koronavirus. Nga Sanatoriumi ku parashtroi arsyet e këtij vendimi, ministrja Manastirliu tha se do të jetë gati brenda javës.

?E para për shkak të kapaciteteve, infrastrukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar, sa I përket eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar gjatë fazës së parë ka superuar me sukses të gjitha ato pritshmëri që ne kishim?.

Pacientët e Sanatoriumit dhe një pjesë të stafit të tij do të zhvendosen në një pavijon të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.

?Pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive do të trajtohen pranë QSUT ku një kapacitet i dedikuar, me një numër shtretërish të përcaktuar nga struktura e ish spitalit kirurgjikal do të dedikohen për sëmundjet pneumonologjike?.

Përveç Spitalit Infektiv dhe sanatoriumit, janë në dispozicion edhe spitalet COVID3 dhe COVID4, me një kapacitet rreth 500 shtretër.

Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended