Opozita jashtëparlamentare bojkoton zgjedhjet? Lami: Shqipëria vend i çudirave, mund të ndodhë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Vetëm pak ditë më parë kryeministri Rama bëri një kthesë surprizë sa i përket ndryshimeve në kodin zgjedhor.

Ai u shpreh pro hapjes së listave por kundër koalicioneve parazgjedhore, një deklaratë e cila duket se ka ngjallur një reagim të ashpër nga opozita jashtëparlamentare por edhe nga faktori ndërkombëtar.

Këta të fundit insistojnë dhe i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që t?i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit pa bërë asnjë ndryshim më tepër.

Për analistin Roland Lami, injorimi që kryeministri po i bën opozitës jashtë Parlamentit do të çojë në një kod të ri zgjedhor të njëanshëm e cila nuk do t?i shërbente askujt.

I ftuar në RTV Ora, Lami thotë se për opozitën jashtëparlamentare, këto janë pasoja të bojkotimit të Parlamentit.

Lami: Nuk mund të ndërtosh një ndryshim sistemi zgjedhor nëse ti nuk ke palën kundërshtare të përfshirë dhe të dakordësuar. Çdo anashkalim që i bëhet palës kundërshtare është një reformë e njëanshme dhe nëse vijon në këtë linjë, nuk përbën asnjë ndryshim me një regjim totalitar. Më duket kërcënuese për demokracinë nëse lejohet dhe nuk ka një rakordim zërash për këtë nismë që po merr qeveria. Opozita do të vuajë një gabim që bëri për një agjendë të saj pasi mendoi se mund t?i dalë mirë politikisht braktisja e Parlamentit. Sot e kuptojmë që aty miratohen reforma që prekin një pjesë të madhe të shoqërisë. Kemi faktorin ndërkombëtar që njeh rolin që ka opozita jashtëparlamentare në lidhje me reformën zgjedhore. Inicioi takimin duke i dhënë rojen opozitës jashtë Parlamentit. U finalizua një dakordësi nga opozita jashtëparlamentare dhe e një pjese brenda saj.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/opozita-jashteparlamentare-bojkoton-zgjedhjet-lami-shqiperia-vend-i-cudirave-mund-te-ndodhe/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended