Ora News - Vlorë, vrojtuesit e plazhit mungojnë, qytetarët ndihen të pasigurt

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Në Vlorë mungojnë vrojtuesit e plazhit, jo vetëm në hapësirat publike të qytetit të Vlorës, por edhe në subjektet private, teksa mungesa e tyre ka bërë të ndihen të pasigurt edhe pushuesit e shumtë që zgjedhin Vlorën.


Pas ankesave të shumta të ardhura nga pushuesit, por edhe vetë vrojtuesve të plazhit për kullat e rojës në Vlorës, pasi janë në distancë të largët nga bregu dhe nuk u japin kohë vrojtuesve të veprojnë, ka ndërhyrë bashkia e qytetit të Vlorës duke instaluar kullat e reja të rojës, në vijën e parë bregdetare të plazhit.


Ndërkohë, në Vlorë është shënuar pak ditë më parë edhe viktima e parë e sezonit turistik, teksa një 72 vjeçar humbi jetën pranë plazhit tek ?Ish shkolla e Marinës? pasi pësoi arrest teksa notonte në ujw.


Nga ana tjetër, në Vlorë edhe për këtë vit përgatitjet për sezonin turistik, ashtu si edhe vjet, janë tej mase me vonesë, shkak është bërë pandemia botërore e covid 19, teksa në plazhet publike të qytetit, por edhe 90 % të subjekteve private mungojnë vrojtuesit e plazhit.


Qytetarët vlonjatw, pushuesit nga qytete të ndryshme, por edhe turistët rezident prej vitesh jasht vendit e pranojnë faktin se në Vlorë mungojnë vrojtuesit e plazhit, teksa sipas tyre ky fakt i bënë të ndihen çdo ditë që pushojnë të pasigurt për jetën e tyre.


Për mungesën e rojeve të plazhit qytetarët fajësojnë pushtetin vendor të Vlorës i cili nuk kryen inspektimet e nevojshme për mungesën e tyre.


Disa prej tyre humbjen e jetës së 72-vjeçarit pak ditë më parë e kanë parë me sytë e tyre teksa askush nga ata s?ka mundur ta ndihmonte, sipas qytetarëve nëse do të kishte vrojtues plazhi 72-vjeçari do të mund të shpëtonte, pasi askush nuk ia dha ndihmën e parë.


Përparim Kambetaraj, personi i cili stërvit çdo vit aspirantët e ardhshëm për vrojtuesit e plazhit shprehet se ka një neglizhencë të madhe të personave që duan të trajnohen për roje plazhi edhe pse kjo është një punë e mirëpaguar.


Kambetaraj tregon edhe rreth problematikës që çdo vit janë të pakta subjektet që marrin një vrojtues plazhi të licencuar sado që është një prej kërkesave kryesore për çdo subjekt që do të ketë plazh.


Sipas Kambetarjt shumica e rojeve të plazhit largohen jashtë vendit, kryesisht në Greqi shkak edhe të punës së mirëpaguar por edhe se në vendin tonë përveçse vrojtuesit të plazhit bëjnë edhe punë të tjera.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vlore-vrojtuesit-e-plazhit-mungojne-qytetaret-ndihen-te-pasigurt/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv