Top News - Dy shqiptarët në Itali/ Arrestohen, u kapën me 8 kg kokainë

  • 4 years ago
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me 8 kilogramë kokainë. Sipas mediave vendase, agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjeti me targë polake drejtuar nga një burrë, i cili lëvizte nëpër rrugët periferike të qytetit të Senigallia.
Policia italiane ka bërë të ditur se makina u bllokua në një shesh ndërmarrjeje përgjatë rrugës Arcevian, ku shoferit shqiptar iu bashkua një punëtor me të njëjtën kombësi.

Kërkimet e kujdesshme të kryera në automjet, mbi njerëzit dhe, më pas, në shtëpinë e punëtorit kanë lejuar të gjejnë 8 kilogramë kokainë (7 pako prej 1.150 kg secila) të fshehura brenda një fundi të dyfishtë të bërë nën sediljet e pasme, nën bagazhin e makinës.
Mjeti drejtohej nga një 33 vjeçar. Vendi i fshehjes së drogës u hap në mënyrë elektronike nga një pajisje elektrike me telekomandim.

Së bashku me drogën, u gjetën 5,000 euro, plus 1.300 euro të tjera që shoferi i mbante në xhep. Gjithashtu u gjetën edhe 3 telefona celularë dhe një navigator.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Italy#Arrested#TopChannel

Recommended