Ora News - Vijimi i transportit urban në dorë të Veliajt

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pamundësia ekonomike dhe mosmbajtja e premtimeve nga bashkia e Tiranës ka bërë që Shoqatat e Transportit Urban në kryeqytet të diskutojnë rimbylljen nga e hëna. Edhe pse ende pa një vendim zyrtar dhe unanim, ata shprehen se e kanë të pamundur vijimin e punës, për shkak të kostove.

Përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Urban në kryeqytet nuk kanë marrë ende një vendim nëse do të ofrojnë shërbim ditën e hënë, pasi do të presin një përgjigje nga Bashkia e Tiranës për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në një javë punë, ata thonë se kanë shpenzuar rreth 300 mijë lekë karburant në ditë, ndërsa operimi me 70% të kapacitetit nuk justifikon koston, ndaj dhe kërkojnë ndihmën e premtuar nga Bashkia.

Por në vështirësi është dhe transporti ndërurban, pasi bashkia e Tiranës, 3 ditë më parë u çoi faturën e taksave vendore, duke mos mbajtur premtimin për faljen e tyre.

Kujtim Mema: Kanë sjellë zarfin për pagesën e taksës, nuk mundej dot Bashkia të priste të kalonin 2 muaj se edhe kryeministri ka deklaruar se deri në 31 dhjetor nuk do të kërkojmë pagesa, taksa vendore, që të merrni veten. Dhe kaq nuk pritën?

Operatorët thonë se Bashkia duhet të merrte parasysh vështirësinë financiare në të cilën ndodhen dhe ti plotësonte të tjera kërkesa, përpos premtimit të dhënë.

Kujtim Mema: Fuqia e pasagjerëve që udhëtojnë janë të pakët në numër dhe një pjesë e mirë e tyre po shkon me transportin e paligjshëm, i cili lulëzoi në situatën kur ne ishim të mbyllur.

Operatorët thonë se do të kërkojnë të drejtat e tyre në mënyrë demokratike, duke theksuar se sërish do ti drejtohen zyrave të Bashkisë së Tiranës për të kërkuar një zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vijimi-i-transportit-urban-ne-dore-te-veliajt-akuza-bashkise-per-mosmbajtje-te-premtimit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended