Ngecin kompensimet e ish-pronareve | Lajme - News

  • 4 years ago
Viti 2020 ka shënuar ecurinë më të ulët të shpërndarjes së fondeve për kompensimin e pronarëve të shpronësuar në periudhën e komunizmit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në total shteti shqiptar i ka paguar 5.4 milionë dollarë ish-pronarëve nga 45 milionë të dedikuara për ta këtë vit.

Nga 1 mijë subjekte që janë planifikuar për t?u kompensuar, vetëm 175 prej tyre kanë arritur të marrin kompensim. Shkaku kryesor është mbyllja e sporteleve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave gjatë periudhës së pandemisë.

?Ecuria e aplikimeve është e ulët për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 janë mbyllur të gjitha sportelet për shërbime dhe funksionojnë vetëm online.?

Pandemia do të ndikojë në ecurinë e kompensimit të ish-pronarëve këtë vit, ndërsa në aktin e tretë normativ të rishikimit të buxhetit qeveria ka ulur fondin e dëmshpërblimit me 5 milion dollarë.

Me miratimin e ligjit të ri për trajtimin e pronave në vitin 2015-ë, qeveria parashikonte të përfundonte procesin e kompensimit të pronave brenda 10 vjetësh, duke paguar një faturë 500 milion dollarësh total e shpërndarë në buxhet me 50 milion dollarë çdo vit, por fondi ka qenë gjithnjë më i ulët.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended