Takimi i tre ministrave te Rendit ne Oher - (17 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Lufta kundër krimit të organizuar, problemet ndërkufitare dhe trafiqet e paligjshme, sidomos ato të qenieve njerëzore, kanë mbledhur në Ohër të Maqedonisë, tre Ministrat e Rendit, të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë. Pozicionet gjeografike të tre vendeve, në pika kyçe të kalimit të trafiqeve nga Lindja drejt Europës Perëndimore, bëjnë që policitë e tre vendeve të përballen me të njëjtat probleme.

Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- ?Me takimin e sotëm, fillon një etapë e re tepër e rëndësishme e marrjes së përgjegjësive edhe nga ministritë tona përkatëse, për luftën kundër krimit të organizuar. Është një përgjegjësi që vjen natyrshëm në kuadrin e bashkëpunimit dhe përpjekjeve i gjithë komunitetit evropian, për integrimin e Europës Juglindore?.

Këto projekte të bashkëpunimit duhen zgjeruar më tej me koordinim policor edhe me vendet e tjera të Ballkanit, kanë kërkuar tre ministrat e Rendit në takimin e Ohrit. Në fund ministri shqiptar Spartak Poçi dhe ministrja maqedonase Dosta Dimovska, kanë nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit dypalësh për çështje të kontrollit kufitar dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm mes dy vendeve./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended