Vazhdojne kerkimet per 9 vjecarin e humbur ne det (16 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Vazhdojnë kërkimet për fëmijën shqiptar 9 vjeçar i zhdukur dje në bordin e tragetit "San Savino". Disa motovedeta, një helikopter në kontrollin e kapiten Risa Agone, janë ende në kërkim në një zonë detare rreth 35 milje larg brigjeve. Kërkimet vazhdojnë, por pas më shumë se 20 orësh nga zhdukja e fëmijës dhe gjendjes së trazuar të detit gjatë mbrëmjes, shpresat për t'a gjetur janë të pakta.
9 vjeçari ka qenë në bordin e tragetit bashkë me prindërit dhe një vëlla më të vogël duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Ankonës. Në bord udhëtonin dhe rreth 200 pasagjerë të tjerë të nisur nga Shqipëria. Prindërit e kanë parë për të fundit herë fëmijën e tyre rreth orës 23;30 dhe më pas djali është zhdukur. Pasi e kanë kërkuar në bordin e tragetit, e ëma e vogëlushit ka dhënë alarmin me frikën se djali i saj ka rënë në det. Familja shqiptare jetonte prej vitesh në veri të Italisë dhe po ktheheshin nga pushimet në Shqipëri./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended