Lajme Arkiva 2000 Numri një i OSBE-së në Tiranë Arens, është shfaqur sot pesimist për rolin e forcave politike gjatë fushatës elektorale. Arens u deklaroi gazetarëve se gjatë përgatitjes së ligjit zgjedhor, nuk gjeti bashkëpunimin e duhur nga përfaqësuesit e qeverisë dhe të opozitës. Ai përmendi rastin e nenit 153 të kodit elektoral ku drejtuesit e qeverisë dhe Parlamentit, nuk toleruan ndaj propozimeve të OSBE-së. Arens u shpreh se Organizata për Bashkëpunimin në Europë, nëpërmjet ODHR-it do të sjellë 150 vëzhgues për zgjedhjet lokale, ndërsa KE një numër më të vogël vëzhguesish. Në krah të ambasadorit Arens përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias Duve këshilloi rolin e medias shqiptare të mos luajë më rolin e benzinës. Duve veçoi mungesën e etikës së përgjegjësisë së gazetarëve si dhe influencën në përkatësitë partiake. Duve tha se demokracia është e destinuar të vdesë nëse shihet kundështari politik si armik. Ai shpjegoi kufizimin e sovranitetit të një vendi kur i duhet të përmbushë kushtet e integrimit rajonal./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/