Vula te reja tredimensionale per noteret shqiptare (19 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Duke filluar që nga dita e nesërme vulat noteriale do të jenë të gjitha të reja dhe të një sigurie maksimale. Sot 204 noterë shqiptarë kanë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë vulat e vjetra për të marrë dy të tilla, njëra me elementë tredimensional. Që prej datës së nesërme modeli i vjetër i vulave nuk do të jetë i vlefshëm ligjërisht. Shpresa Kurti, kryetare e Noterisë, tregon se dy llojet e vulave janë bërë në SHBA dhe Gjermani si dhe garantojnë siguri noteriale.
"Janë të dyja vula të sigurisë së lartë të cilët jo vetëm që garantojnë noterin në veprimtarinë e tyre të përditshme, por njëkohësisht jep një garanci më të plotë si qytetarëve ashtu dhe institucioneve tona shtetërore për t'u paraqitur në veprimtarinë e tyre të brendshme ashtu dhe në të jashtmen. "
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Dhomën Noteriale duke e konsideruar noterin si një nënpunës publik që emërohet nga Ministri i Drejtësisë, kanë bërë këtë pajisje me vula të sigurta si një hap të parë të reformës në noteri. Sipas Gjikondit, specialiste për noterinë në ministri, reforma do të pasohet me detyrime për zyra me kushte optimale për noterët dhe për aspekte të tjera në respektim të etikës së noterit./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/