Kosova, dy marreveshje me Francen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka mbyllur vizitën në Paris me dy marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve. Në një postim në rrejtin social facebook, kreu i ekzekutivit bën të ditur se Agjencia franceze për zhvillim do të mundet të zhvillojë aktiviteitn në Kosovë dhe anëtarët e familjeve të diplomatëve do të mund të punësohen tashmë. ?Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, si dhe trajnimi professional.?-shton kryemnistri Hoti. Njw ditw mw parw, Hoti u takua me presidentin Emmanuel Macron dhe sipas kryeministrisë, u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Kryeministri Hoti e siguroi Presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.Ndërsa Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Presidenti Macron dhe Kryeministri Hoti ndër të tjera ranë dakort që të dyja vendet të bashkëpunojnë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, si dhe të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike mes Francës dhe Kosovës.

Recommended