Top News - Arrestohet Agim Kajmaku/ Shkoi për mjekim në një spital privat

  • 4 years ago
Është arrestuar ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Për të Gjykata kishte dhënë në mungesë masën e sigurimit personal arrest me burg për akuzën e ?falsifikimit të vulave dhe formularëve?, ?falsifikim i dokumenteve zyrtare? dhe ?kryerja e detyrës jashtë funksionit të tij?.
Agim Kajmaku mësohet se është arrestuar në një spital privat, ndërsa kishte shkuar për t?u mjekuar. Ai u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga PD për fshehje të të shkruarës kriminale në Greqi atje ku rezulton se është arrestuar, hetuar e më pas dënuar në mungesë për përdorimin e monedhave të falsifikuara.

Ai erdhi në krye të Bashkisë Vorës nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe dënimin në Greqi nën emrin Jorgo Tota nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit.
Pas kësaj ngjarje Kajmaku u arratis dhe u shpall në kërkim, ku akuzohet për veprat penale të falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit si dhe ushtrimin e kompetencave tej afatit të mandatit, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë edhe pse ishte shkarkuar nga KQZ.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AgimKajmaku#Arrested#TopChannel

Recommended