Besimi ne ekonomi me renien me te madhe historike | Lajme - News

  • 4 years ago
Indeksi i besimit të biznesit dhe konsumatorit në ekonominë e vendit ka pësuar për periudhën Prill-Qershor rënien më të madhe historike, që prej publikimit të këtij treguesi në vitin 2002.

Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë vërehet se besimi në ekonomi nga të gjithë sektorët e tregut është më rënie dhe po ashtu edhe ai i konsumatorit. Tkurrja e besimit është në nivelin -50.2%.

Industria pësoi një përgjysmim të prodhimit dhe rënie të kontratave porositëse, ndërsa në tkurrje janë edhe perceptimet e kësaj dege për rritjen e punësimit dhe ecurinë që do të ketë ekonomia në të ardhmen.

Vrojtimi vëren se rënien më të fortë e kanë pësuar shërbimet: ecuria e biznesit është tkurrur me 58%, ndërsa norma e shfrytëzimit të kapaciteteve u ul me 70%.

Aktiviteti i ndërtimit raporton rënie të punës së projekteve, por dhe të shitjeve, ndërsa në ulje të ecurisë së biznesit është dhe dega e tregtisë. Konsumatorët presin përkeqësim të të ardhurave familjare, ndërsa shprehen të dekurajuar për të bërë blerje të mëdha.

Situata e pandemisë ka dhënë goditje në të gjithë degët e ekonomisë së vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë vlerëson në projeksionet e saj, që ky vit të mbyllet me një reçension ekonomik prej 6%.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended