Top News - Sondazhet në pikiatë/ Presidencialët, Trump mund të ikë

  • 4 years ago
Alarmi vjen nga e djathta e madje edhe ultrakonservatorja Foxnews ka nisur ta ngrejë si hipotezë. A mund të tërhiqet Trump nga gara për Shtëpinë e Bardhë? Nën zë thuhet se republikanët i druhen një disfate shkatërruese. Skenari apokaliptik për ta, parashikon që Joe Biden të zgjidhet president dhe republikanët të humbasin edhe senatin, përvec Dhomës së Përfaqësuesve. Në këtë situatë, është hedhur ideja se cfarë do të ndodhte nëse Trump vendos të mos i shkojë deri në fund përpjekjes për një mandat të dytë. Gazetari Charles Gasparino pretendon se tashmë kjo po diskutohet mes liderëve partiakë, edhe pse askush nuk flet publikisht. Alarmi duket është dhënë nisur nga sondazhet në rënie pikiatë për presidentin, edhe pse Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë si ?fake neës?. Në fund të fundit, edhe në 2016-tën anketimet e nxirrnin humbës, por rezultoi e kundërta. Këto javët e fundit, hendeku në sondazhe është zgjeruar frikshëm, i jep Bidenit epërsi edhe në shtetet kyce si Pensilvania, Uiskonsin, Micigan e Ohajo, si dhe në disa shtete që deri vonë dukeshin në krahun republikan, Florida, Arizona dhe dy Karolinat. Megjithatë, deri në zgjedhjet presidenciale ka edhe katër muaj kohë, e presidenti mbase ka kohë që të rekuperojë humbjet.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Trump#TopChannel