Fushate e nxehte elektorale ne Maqedonine e Veriut | Lajme - News

  • 4 years ago
Kandidati për Kryeministër të parë shqiptar Naser Zyberi, para ndrëtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në një seancë të improvizuar qeveritare shpalosi platformën e tij.

Do të kujdesem për shpërndarjen e barabartë të investimeve publike. Ne propozojmë që të kemi klasa të detyrueshme të gjuhës shqipe në çdo shkollë, duke filluar nga klasa e 5-të.

13 Gushti, dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, si Festë Kombëtare. Propozoj të arrihet një konsensus në lidhje me himnin e vendit tonë, për ta pasqyruar diversitetin.

Krerët e koalicionit të majtë ?Mundemi? Zoran Zaev e Bilall Kasami, kanë orientuar gjithë arsenalin e tyre politik kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, kryeoponentit të tyre në njësinë e gjashtë zgjedhore.

?Shoqe dhe shokë, ne do të fitojmë në njësinë e gjashtë zgjedhore do ta mundim edhe BDI-në, do ta mundim edhe Aleancën dhe Alternativën, dhe VMRO-DPMNE-në do ta mundim me së paku dy herë?.

Në Maqedoninë e Veriut beteja epidemike për pushtet sikur e shtyu në plan të dytë luftën kundër epidemisë së koronavirusit. Në kohën kur edhe paraqitjeve publike të zyrtarëve të shëndetësisë ka filluar t?ju vijë erë fushatë elektorale, në Maqedoninë e Veriut brenda një jave janë shënuar 910 raste të reja dhe 47 viktima.

Klan Macedonia


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended