Skip to playerSkip to main content
  • 5 years ago
Operatorët e transportit urban që në fillim të javës që vjen nuk do të jenë gati për të nisur punë, do të humbasin licencën. Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga njësia numër 11 ku inspektoi përfundimin e disa rrugëve, ju bëri thirrje kompanive që të rinisin shërbimin.

?Është jashtëzakonisht e rëndësishme që linjat të kuptojnë se kur kanë pasur nevojë për bashkinë, Bashkia ka qenë me ta. Duhet që ata t?i rikthehen shërbimit. Ajo që thonë disa kompani, se do e mbajnë licencën private, derisa të më dalë mua llogaria, nuk shkon sepse ajo licencë do të hiqet sepse s?po na del llogaria neve si qytetarë?, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka nisur monitorimin e frekuencës së autobusëve.

?Këto tre ditë do t?i ndjekë personalisht frekuencat. Kush nuk i realizon, le të shkojë në shtëpi të vajosë jahtin e tij, të shkojë me pushime por, Tiranën nuk e mban dot peng. Do më kenë në krah teksa negociojmë me qeverinë edhe për rimbursimet e mundshme dhe për lehtësira të tjera, vetëm nëse fillimisht më japin të besoj që ata nuk e marrin për të mirëqenë mirësinë tonë, por që e marrin seriozisht afatin, urdhrin dhe ligjin për t?iu rikthyer punës?.

Kryebashkiaku bëri me dije se nga java tjetër do të nisë lidhja e kontratave me qytetarët, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti për të filluar më pas menjëherë me dhënien e pagesave cash.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended