Lajme Arkiva 2000 Departamenti i Informacionit pranë Këshillit të Ministrave ka bërë sot publike qendrimin e Kryeministit Ilir Meta pas deklaratave të shtypit sipas së cilave Partia Socialiste ndahet në grupe pro dhe anti Nano apo pro dhe anti Meta. Meta deklaron se e konsideron bashkëpunimin me Partinë Socialiste si një faktor të rëndësishëm të realizimit të funksioneve institucionale. Veçse ka gjetur gjithmonë në forumet e Partisë Socialiste mirëkuptim dhe mbështetje të nevojshme, nëpërmjet kësaj deklarate nënvizohej se kryeministri vazhdon të mbajë në konsideratë rëndësinë dhe rolin e frymës së mirëkuptimit dhe solidaritetit brenda partisë. Kryeministri e konsideron si një faktor tepër thelbësor lënien mënjanë të zhurmave dhe konflikteve të sajuara rreth raporteve brenda Partisë Socialiste dhe përqëndrimin totalisht në punën konkrete të qeverisë./tvklan.al
Gazetare: Mimoza Picari
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Be the first to comment