Kryeministri Rama ka vendosur që t?i takojë personalisht të gjitha palët politike në Prishtinë pas aktakuzës që Gjykata Speciale e Kosovës nxori për presidentin Hashim Thaçi dhe pasardhësin e tij në drejtimin e PDK, Kadri Veselin.
I pari që ka takuar ishte Fatmir Limaj, drejtuesi i Nismës, një tjetër ish-luftëtar i UÇK-së. Pas takimit, Limaj u shpreh se është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t?i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi.
Më pas, Rama u takua me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin dhe më pas me kryeministrin Avdullah Hotin.
Rama u takua edhe me kreun e Vetëvendosjes dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me dy të akuzuarit e Gjykatës Speciale, fillimisht me kreun e PDK-së, Kadri Veselin dhe në fund me Presidentin Hashim Thaçi.
Vete kryeministri Edi Rama para nisjes se takimeve njoftoi se qëllimi i vizitës dyditore është për të dëgjuar e mësuar më shume mbi atë që ai e cilëson si flete-rrufe speciale e që thotë se do te hyje si njolle turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtesisë, pasi praktiken e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur veç në epokat e sundimeve ideologjike a para tyre.
Në ditën e dytë të vizitës, zyra e shtypit e kreut të ekzekutivit shqiptar njofton se nuk do të mungojnë dhe takimet me kreun e LDK-së Isa Mustafën, atë të AKR-së, Bexhet Pacolli dhe ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj. Me Haradinajn ky do të jetë takimi i pare pas shkëmbimit të replikave në distance dhe padisë që Rama ngriti kundër tij për shpifje, në lidhje me një marrëveshje për të copëtuar Kosovën.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Be the first to comment