http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një atentat me armë zjarri u regjistrua mesditën e kësaj të hëne në shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, ku dy persona që po udhëtonin me një motoçikletë hapën zjarr në drejtim të një mjeti tip ?Hyundai? që ishte në ecje. Mjeti drejtohej nga 30-vjeçari, Fatjon Harusha, nipi i deputetit të PS, Luan Harusha, i cili fatmirësisht arriti të devijonte makinën nga rruga në kohë duke shmangur plumbat, një pjesë e të cilëve përfunduan mbi automjet. Pas të shtënave dy atentatorët u larguan me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjeherë uniformat blu, të cilat ngritën postblloqe të shumta përgjatë gjithë zonës me qëllim kapjen e autorëve. Ende nuk dihet shkaku i atentatit ndërsa një grup hetimor ka nisur punën me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas policisë, deri më tani, janë shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyejte. ------------------------------------------------------------------ Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Be the first to comment