Top News - Rastet me koronavirus/ Mjeku Kalo, apel për solidaritet

  • 4 years ago
Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e ka nisur diten sot me nje tjeter mesazh te forte per solidaritet dhe bashkepunim ne perballimin e situates se veshtire te krijuar nga koronavirusi, qe sipas tij, eshte ulur tashme kembekryq ne mesin tone.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai bashke me apelin per ndergjegjesim, kerkon edhe bashkepunimin e te gjitheve.

?MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve?.?- shkruan ai.
Duke e cilësuar si një kohë kovidiane, Kalo thotë se TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUK sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë.

?JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjellin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetësime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetsore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetsor?.! ? shkruan Kalo në facebook, duke kërkuar kujdes nga qytetarët.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TritanKalo#SpitaliInfektiv#TopChannel

Recommended