Shatervanet e ndotur ne Tirane - (2 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Ndër elementët zbukurues të qyteteve tona janë edhe shatërvanët. Të vetmit që përfitojnë nga freskia e shatërvanëve të Tiranës, janë fëmijët që nuk kanë frikë nga sëmundjet. Shishet dhe ambalazhet e tjera që notojnë në shatërvan dhe nën dritaren e kryeministrit, kanë mbeturina lëndësh ushqimore. Në kontakt me të nxehtin dhe lagështinë, mbeturinat fillojnë të fermentohen, për rrjedhim mikrobet dhe myshqet shtohen sa më shumë.

Ndërsa këtij baseni i ka rënë këmbana me kohë. Që nga fillimi i vitit uji këtu mund të jetë ndërruar dy ose tre herë, aq sa për të marrë monedhat që kishin hedhur njerëzit. Ndërsa këto mallra në sipërfaqe, janë kujtimet e mbrëmjeve që tiranasit kalojnë tek Piramida. Ju do të thoni, po ky shatërvan si ka mundësi që është i pastër? Përgjigja është, sepse ky nuk është i bashkisë, pronari privat e mirëmban vetë atë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/