“Nga e hëna nis takimet, fillon me Ruçin”, Ilir Meta flet për mediat: Aktakuza ndaj Thaçit sfidante

  • 4 years ago
TIRANE-Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër sot kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit në lidhje me procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

"Sot i kemi përcjellë shkresën kryetarit të Kuvendit për të zhvilluar një takim sa më parë të ketë mundësi nga e hëna që vjen. Ju do të thoni pse nga e hëna? Sepse sot kemi të përkthyer në mënyrë të certifikuar dhe zyrtare raportin e Komisionit të Venecias.Ky është një dokument zyrtar dhe përgjegjësi të plotë nga institucioni i presidentit, do u dërgohet të gjitha institucioneve, përfshirë edhe Kuvendit, nëse edhe ata kanë bërë një përkthim të certifikuar e mirëpresim, po ashtu do ia nisim KED-së. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale, është kryekusht edhe për integrimin" tha ai.

Presidenti tha se do u nisë të gjitha institucioneve nga Kuvendi, KED dhe të tjerave të gjitha detyrat e dala nga rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe që duhet t'i zbatojnë në mënyrë që të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese.

"Nuk kemi cfarë të negociojmë por të bashkëpunojmë, këtu është një shkresë e datës 3 nëntor 2017 nga Presidenti drejtuar BE-së dhe Euralius për të parandaluar problemet me KED-në, me hedhjen e shortit me legjitimitetin e veprimeve të KED-së dhe atyre gjërave që ndodhën, bllokimin dhe zhvillimet më të fundit, të para 7 muajve.

Nëse nuk do të ishte minuar ky takim mes presidentit-Kuvendit dhe BE-së këtu, Shqipëria asnjë sekond nuk do të kishte mbetur pa gjykatë kushtetuese dhe opozita nuk do të kishte asnjë justifikim për t'u larguar nga parlamenti, pasi e kishte rrugën për në Kushtetuese por edhe zgjedhjet vendore do të ishin gjithpërfshrië dhe negociatat do të ishin çelur me kohë. Unë nuk kam pritur nga Komisioni i Venecias të merrja dekoratë dhe as nuk e kam cuar, kam thënë se po lëmë nam, pasi Venecia e ka shkruar Kushtetutën tonë. Ka qenë mungesa e vullnetit për të lexuar ligjet në mënyrë të paanshme.

Recommended