Top News - Analiza në ‘Open’/ Përplasja BE-SHBA për Kosovën

  • 4 years ago
Aktakuzat e ngritura nga prokuroria speciale ndaj presidentit te Kosoves hashim thaci dhe ish kryetarit te kuvendit kadri veseli qe solli edhe ne perplasjen mes BE-SHBA për Kosovën ishte ne qender te debatit ne panelin e te ftuarve ne open. ish ministri i jashtem Paskal Milo e quajti një veprim skandaloz, i turpshëm dhe dramatike.
?Për mua ky është një veprim skandaloz, i turpshëm dhe dramatike. Ky qëndrim kishte kohë por u shfaq tani. Mendoj se ky është një lobing i sofistikuar nga qarqe që kanë pasur rezervat e tyre ndaj Kosovës?- tha Milo.

Pra, ju mendoni se është një sulm ndaj Kosovës dhe jo Thaçit?- e pyeti Eni Vasili.
Po. E shikoj si një veprim kundër Kosovës- vijoi Milo.
I pyetur nse Hashim Thaci eshte nje kriminel lufte publicisti nga Kosova, Enver Robelli tha se nuk mund të jepet një përgjigje pa dhënë vendimin Gjykata Speciale.
? I mbështesim apo jo vendimet dhe qëndrimet e Thaçit, pyetja merr përgjigje vetëm kur të dalë vendimi përfundimtar i Gjykatës Speciale?

Ndërsa analisti Andi Bushati tha se mund të jesh hero në luftë dhe kriminel në kohë paqeje.
? Nuk ka kudërshtim në këtë pyetje. Mund të jesh hero në kohë lufte dhe mund të sillesh si kriminel dhe bandit në kohë paqeje. Profesor Milo e di shumë mirë për çfarë e kam fjalën?
Sipas analistit Neritan Sejamini nëse marrëveshja Kosovë- Serbi është e mirë mund ta firmosë kryeministri Avdullah Hoti.

?Nëse kjo marrëveshje është kaq e mirë atëherë pas dy javësh ta firmosë kryeministri Hoti. Meqë kjo marrëveshje e shpëton Kosovën ta nënshkrojë Hoti. Hoti nuk thirret nga Gjykata, nuk e pengon kush të udhëtojë drejt SHBA-së, mund ta nënshkrojë pas dy javësh?
?Po ky nuk di asgjë. Është kot, nuk di asgjë për marrëveshjen?- ndërhyri Bushati.
Ndersa këshillatri i Kadri Veselit, Adri Nurellari foli edhe për mundësinë e dorëheqjes së kryetarit të PDK-së pas nje situate te tille.

A do të japë dorëheqjen Kadri Veseli?- e pyeti Eni Vasili.
?Dorëheqjen e mendon dhe e gjykon në vetëdijen e tij, zoti Veseli. Por unë them se nuk ka asnjë shkak dhe arsye për të dhënë dorëheqjen. Lufta e UÇK- së është e drejtë. Për këtë biem dakort të gjithë, vetëm ato që nuk kanë vetëdije kombëtare?- tha Nurellari.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel ...

Recommended