Rudina - Brunilda dhe Ina: Marredhenia jone si motra! (25 Qershor 2020)

  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #BrunildaLahe #JuxhinaLahe

Në këtë pjesë të parë do të kemi dy motra të cilat do të na rrëfejnë për marrëdhënien e tyre të fortë mes njëra- tjetrës. Nuk janë binjake, kanë 5 vite diferencë, por aman ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre është moderatore televizive, por që për shkak të ardhjes në jetë të vajzës së saj të parë, I është përkushtuar terësisht mëmësisë. Ndërsa motra e saj është në profesion grimiere. Ato janë nga qyteti i bukur i luleve, Permeti. Brunilda dhe Juxhina Lahe, vijnë të na rrëfejnë marrëdhënien e tyre mes motrash.

Brunilda Lahe është moderatore e njohur televizive, e cila prej pak kohësh ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë Hanën. Brunilda është angazhuar si moderatore në emisioni të ndryshme si Dita ime në Vizion Plus si dhe për 4 vite drejtoi në tring emisionin ?My Living?. Aktualisht I është dedikuar kujdesit të vajzës së saj të vogël Hanës, e cila ka ardhur në jetë pak muaj më parë. Gjithashtu përmes rrjeve të saj sociale ndan shpesh këshilla nga eksperienca e saj aktuale me rritjen e vajzës për nënat e reja.

Juxhina Lahe ( Ina ) është e martuar dhe ka një vajzë 10-vjeçe me emrin Amelia, është 28 vjeç dhe e festoi ditëlindjen vetëm pak ditë më parë. Ka jetuar deri një vit më parë në Përmet dhe tashmë është zhvendosur në Tiranës. Në profesion është grimiere dhe parukiere.
Brunilda dhe Ina kanë 5 vite diferencë më njëra-tjetrën. Në familjen e tyre janë 3 fëmijë Brunilda është fëmija i parë, më pas kë lindur Ina dhe në fund me vetëm një vit diferencë nga Ina, ka ardhur në jetë vëllai I tyre Fatjoni. Ina ka qenë shumë e lidhur me vëllain Fatjonin deri në adoleshëncë, për shkak dhe të moshës pasi kanë 1 vit diferencë me njëri-tjetrin, madje motër e vëlla visheshin gati njësoj.

Më vonë kur Juxhina u rrit u bë ?shoqe e ngushtë? me motrën e madhe Brunildën. Brunildën e kishin pak frikë si motër e madhe pasi e ëma e linte gjithnjë të kujdesej për motrën dhe vëllain më të vogël.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended