Skip to playerSkip to main content
  • 5 years ago
Përfaqësuesit e mazhorancës kanë kritikuar kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor për zvarritjen e procesit të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, çka po mban të bllokuar rrjedhimisht dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e sotme, e cila nisi 1 orë më vonë, nuk kanë munguar debatet si në pjesën që u pa në media dhe atë të zhvilluar jashtë kameras.

Grupi parlamentar socialist ka diskutuar përpara nisjes së seancës për kandidaturat e Arben Shehut, i përzgjedhur nga Presidenti për të drejtuar KLSH. Kandidatura e tij që do të hidhet për votim të enjten e ardhshme në Parlament ka marrë miratimin e socialistëve.

Një tjetër pikë që ngjalli debate në seancë ishte kërkesa e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese në lidhje me Reformën Zgjedhore, aq sa deputetët Ralf Gjoni e Halit Valteri për pak sa nuk u përplasën edhe fizikisht.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended