Rudina-Nga volejbolli tek spektakli i bukurise, Eduart Deda rrefen historine e tij (23 Qershor 2020)
  • 4 years ago
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #klan #EduartDeda

Në pjesën e dytë të programit të sotëm do të kemi të ftuar producentin e ?Miss Universe Albania?. Prej viti 2014, kur fotografi I njohur Fadil Berisha ia besoi atij organizimin e atij viti e më pas në vazhdim drejtimin e këtij spektaktli bukurie. Bëhet fjalë pikërisht për producentin Eduart Deda, I cili do të vij në studio për të na folur jo vetëm për punën e tij por do ta kemi në një profil ndryshe. Për të na treguar për familjen e tij dhe pasionet që ka ndjekur që në moshë të vogël. Do të jetë me ne në studio, Eduart Deda.

Eduart Deda është një producent i njohur shqiptar. Ai vjen nga Rrësheni. Që në moshën 14 vjeçare, Eduarti shkonte në qytetin e Lezhës për tu stërvitur çdo pasdite në volejboll. Dhe më pas në vitin 1995 ai u prezantua në një turne në ekipin e Lezhës. Dhe në vitin 1996 filloi me te rinjtë e studentit, ku nga Rrësheni në Lezhë ikte me makinë dhe kthehej me tren. Më pas Eduarti u shpërngul në qyetitin e Tiranës ku edhe ka luajtur për shumë vite volejboll.
Në vitin 2010 ai u kthye nga shkollimi në Itali. Ka qënë 30 vjeç kur ka hequr dorë nga Ekipi I Tiranës për arsye pune dhe ngarkese profesionale nga revista.

Eduarti ka botuar për 15 vite me rradhë revistën Vip dhe prej 3 vitesh drejton edhe Miss Univers Kosova.

Eduarti ka studiuar në Itali në vitin 2002 për Hoteleri aviano pordenone. Dhe është kthyer nga Italia në vitin 2006. Gjatë kësaj kohe është marrë me volejboll dhe e ka lënë në vitin 2011.
Në vitin 2014 Fadil Berisha, i beson organizimin e Miss Universe Albania. Dhe më pas në vitin 2015 ai u bë drejtor i Miss Universe Albania, ku edhe aktualisht vazhdon prej 7 vitesh të jetë drejtor i këtij evenimenti.

Nga viti 2018 Eduarti është drejtor i Miss Universe Kosova.
Ai është martuar me Ana Gjuren në vitin 11 ku nga kjo martesë ka dy fëmijë, Noemi vajza e tij 7 vjec dhe djali i tij Mark ( e ka emrin e tradhëguar nga babai i Eduartit i cili ka vdekur) 6 vjeç.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended