Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5 years ago
52 raste me koronavirus u konfirmuan këtë të martë në Shqipëri. 22 prej tyre janë nga Tirana, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 qytetarë duke e çuar në 1195 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Por pavarësisht kësaj, ka sërish shtrime të reja në spitalin infektiv. aktualisht po marrin trajtohen 81 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Mosha mesatare e të shtruarve është rreth 61 vjeç, ndërsa gjysma e të shtruarve është nga Tirana.

Aktualisht në Shqipëri janë 807 persona aktivë me sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje që të mbahet distancimi fizik, të bëhet dezinfektimi e ajrosja e ambienteve, të mbahen maskat kudo ku ofrohet shërbim për qytetarët.

?Me rihapjen e transportit publik është domosdoshmëri mbajtja e maskës nga të gjithë, ata në shërbim dhe përdoruesit e transportit publik, dezinfektimi i mjeteve të transportit etj.?, deklaroi përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë duke shtuar se nuk do të tolerohet asnjë shkelje./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended