Që nga 1 qershori, kur në vend pati rritje drastike të numrit të të infektuarve me COVID-19, sot është dita e tretë e muajit, që numri i rasteve të reja është më i vogël se 100. Por edhe numri i testeve është më i ulët. Në 24 orët e fundit janë realizuar 665 teste, 90 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Numër dyshifror me të infektuar janë regjistruar në Shkup, 36, Ohër 13, Strugë 10. Duke përfshirë rastet e reja, numri I përgjithshëm I të infektuarve është 5196.
Shkup-36 Raste Ohër- 13 raste Strugë- 10 raste Shtip-8 raste Resnjë- 6 raste Tetovë- 4 raste Kumanovë-2 raste Sveti Nikollë-2 raste Koçan- 2 raste Veles-2 raste Manastir-2 raste Krushevë-1 rast Probishtip-1 rast Gostivar-1 rast
Datat tjera të qershorit me numrin më të ulët të të infektuarve ishin 1,2,9 respektivisht 89,76, dhe 87 raste me virus korona. Vetëm gjatë këtij muaji, deri tani listës së të infektuarve i janë shtuar rreth 3 mijë të infektuar më COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima, 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe një nga Gostivari, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 247. Numri i të shëruarve sot shkoi në 1974, përfshirë këtu edhe 48 personat që iu shtuan listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. Numri i rasteve aktive është 2975.