http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mëngjesin e kësaj të hëne nisi regjistrimi i fëmijëve në të gjitha çerdhet e kryeqytetit. Institucionet u përballën që në orët e para me një fluks të lartë prindërish që kërkonin të regjistronin të vegjlit e tyre.Në kushtet e pandemisë kanë ndryshuar edhe rregullat, të cilat duhet të zbatohen sipas protokollit të sigurisë në çerdhe.Ndërsa prindërit që u përkasin kategorive sociale do të ketë disa lehtësira për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.Të gjithë prindërit kanë afat deri të premten për të dorëzuar dokumentet e nevojshme. Ndërkohë regjistrimet në kopshte, priten të fillojnë në muajin shtator.
Be the first to comment