Drejtori i librit shkollor, akuzat per procesin e tenderimit - (18 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Drejtori i shoqërisë aksionere të botimit të librit shkollor, Hilmi Braçe, ka mohuar sot të gjitha akuzat e bëra në shtyp për ndërhyrje të kryeministrit në procesin e tenderimit. Sipas tij në këtë proces nuk merr pjesë asnjë firmë e huaj. Librat për vitin e ardhshëm shkollor, tha drejtori Braçe, do të jenë gati brenda të gjitha afateve.

Hilmi Braçe:- ?Ne jemi në procesin e tenderimit, ku kanë konkuruar 42 shtypshkronja dhe kanë fituar 27. Të gjitha këto janë firma shqiptare dhe nuk është e vërtetë e nuk ka asnjë ndërhyrje nga asnjë, vetëm zbatohen kërkesat dhe ligjet për prokurimin. Për shpifjet që janë bërë edhe për shoqërinë anonime e shpërndarjes së librit shkollor, ne do kërkojmë në organet përkatëse për të dalë e vërteta. Ne kemi marrë të gjitha masat, që tekstet të shtypen në kohë, të shpërndahen në kohë dhe të shpërndahen nëpër shkolla?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended