Report TV -Kompania lundrimit Adria Ferries: Nga e hëna udhëtojnë vetëm qytetarët rezident

  • 4 years ago
Hapja e transportit detar për pasagjerët ditën e hënë njoftuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Report Tv zhvilloi një lidhje live me Bernard Reso, drejtori i kompanisë së lundrimit Adria Ferries, i cili sqaroi se i ndodhur para vendimit të Komisionit Europian se kufijtë do të hapen më 1 korrik, atëherë drejt Italisë do të udhëtojnë vetëm qytetarët rezidentë dhe ata që kanë një viza pune apo arsye shëndetësore.

Reso tha se e njëjta gjë ndodh edhe me ata që vijnë nga Italia, pra shtetas italianë që punojnë në Shqipëri dhe qytetarët që janë rezidentë në vendin tonë. Në lidhje me udhëtimin, Reso tha se të gjithë duhet të respektojnë masat e reja anti-covid dhe të jenë pajisur me maska. Ndërsa nga 1 korriku do të jetë e lirë për të gjithë shqiptarët

'Duke u bazuar tek udhëzimi i Ministrisë së Infrastrukturës do të lejojnë të gjithë linjat e transportit që të operojnë në drejtim të Italisë, por vendimi i KE është që më 1 korrik do të hapen vendet Schengen. Të ndodhur përpara kësaj situate jemi të detyruar të respektojnë Italinë ku do të mund të udhëtojnë vetëm qytetarë që janë rezidentë në Itali, që kanë viza punë në Itali dhe ata për probleme shëndetësore dhe anasjelltas nga Italia në drejtim të Shqipërisë. Nga 1 korriku do të jetë e lirë për të gjithë shqiptarët. Ata që udhëtojnë aktualisht duhet të respektojnë rregullat e reja anti-covid se nga vijën ku do të udhëtojnë dhe mbajtja e maskave dhe respektojnë kushte e reja të udhëtimit", tha Reso.

Recommended