Industria e turizmit ndodhet në udhëkryq. Përfaqësuesi i Operatorëve Turistik, Besnik Vathi thotë se turistët e huaj dhe ata vendas kanë shfaqur interes për prenotime, por ende nuk kanë vendosur për shkak të situatës së paqartë me pandeminë.
?Klientët pyesin se kur do fillojnë prenotimet në Turqi, pyesin edhe për Greqinë, por pyesin edhe Shqipërinë. Është e pamundur të flasim për rezervime. Interesim ka pasi jemi në komunikim të vazhdueshëm me klientelën shqiptare dhe atë të huaj?, tha ai.
Ajo që shihet më shqetësim nga përfaqësuesit e kësaj industrie është mungesa e listës së kuqe të shteteve që kanë ende rrezikshmëri të lartë të përhapjes së Covid-19.
?Do e quaja shqetësim të madh për turizmin shqiptar që në Shqipëri nuk është përgatitur lista e kuqe për ato vende që janë me risk të madh për infeksionet. Greqia për shembull edhe pas datës 1 Korrik do të vazhdojë të mbajë të mbyllur hyrjet për Amerikën, Britaninë, apo vende në Brazil. Mali i Zi deri vonë kishte në listën e kuqe edhe Serbinë. Lista e kuqe duhet të bazohet në numrin e rasteve aktive për 1 milion banorë?, tha ai.
Sipas Vathit, mungesa e listës së kuqe mund të riskojë qytetarët shqiptarë pasi mund të ndalohet të futen në vendet turistike.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/