TIRANE-Gjashtë persona, 4 nga Tirana dhe 2 nga Korça janë arrestuar si pjesë e një rrjeti trafiku të emigrantëve që e kishte zinxhirin nga Lindja e Mesme, në Greqi, Shqipëri dhe deri në përcjelljen e tyre drejt kufirit me Malin e Zi, Kosovën, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian. Të arrestuarit e operacionit "Stafeta" mes të cilave një vajzë dhe një grua janë;
1. Ali Osmanaj 36 vjeç banues në Tiranë 2- Aida Velcani 39 vjeç banues në Tiranë 3- Mentor Isufi 30 vjeç banues në Tiranë 4- Anamaria Bengaj 20 vjeçe banuese në Tiranë 5- Ardit Pinderi 21 vjeç banues në Korçë 6- Melinor Pinderi 19 vjeç banues në Korçë