Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
Pandemia e koronavirusit ka hyrë në një "fazë të re dhe të rrezikshme". Paralajmërimi vjen nga organizata botërore e shëndetit, e cila thotë se rastet e reja me Covid-19 në vetëm në një ditë në nivel global janë mbi 150,000 . Kreu i OBSH tha se virusi është ende vdekjeprurës.
?Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme. Virusi ende po përhapet me shpejtësi, ende është vdekjeprurëse dhe shumica e njerëzve janë akoma të ndjeshëm. Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve dhe të gjithë njerëzve që të ushtrojnë vigjilencë ekstreme?.
Kurba e infeksioneve duket se ka nisur sërish ngjitjen edhe pse pjesa më e madhe e vendeve kanë lehtësuar masat anti-covid.
Sipas raportit të OBSH, rastet e konfirmuara me Covid-19 në të gjithë botën arritën në 8.385.440, kurse numri i viktimave ka shkuar në 450.686.
SHBA vijojnë të mbeten vendi më i goditur nga pandemia me 2.2 milionë të prekur dhe 119.086 fatalitetete. Ndiqet menjëherë nga Brazili me mbi 1 milionë të prekur dhe 49 mijë viktima dhe Rusia me 576,952 raste te reja dhe mbi 8 mijë të vdekur.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV
Comments

Recommended