Duke nisur nga e hëna e ardhshme Shqipëria do të rinisë fluturimet ajrore me të gjitha vendet ku lejohet lëvizja. Njoftimi zyrtar u bë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas së cilës fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit do të kryhen nën masa të rrepta sigurie për të frenuar përhapjen e Covid - 19. Vendimi u mor pas rekomandimit të dhënë nga Komisioni Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit nga data 1 korrik. Kështu, përgjatë javës që nis nga 22 qershori, operatorët e transportit ajror në Rinas duhet të marrin masa për të mundësuar rezervimin e fluturimeve sipas skedulimit për vetëm për vendet ku lejohet lëvizja. Nga shoqëritë ajrore kërkohet zbatimi i protokollit të sigurisë për të garantuar shëndetin e udhëtarëve. Po ashtu ata do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët rreth kufizimeve të mundshme për fluturimet nga Rinasi drejt destinacionit të synuar. Ndërkaq përgjegjës për monitorimin e këtyre masave është Autoriteti i Aviacionit Civil.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/