Spaho: Venecia faktoi synimin e Ramës për të kapur çdo organ drejtësie - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho doli në një deklaratë për mediat të dedikuar për opinionet e Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese dhe paketën ?Anti-shpifje?.Spaho tha se edhe një herë doli në pah synimi i kryeministrit Edi Rama për të mbajtur vendin sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese për interesat e veta.?Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për legjitimitetin e votimeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar. Prandaj Edi Rama e bllokoi dhe nisi konfliktin me Presidentin, derisa të sigurohej se skema e grabitjes së vendeve në Gjykatë Kushtetuese dhe kapja e saj do të funskiononte. Sa më gjatë pa Gjykatë Kushtetuese, sa më gjatë me gjyqtarë nën presion, aq më shumë përfiton Rama me vendimet e paligjshme, aq më shumë mbetemi peng në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian. Me vendimin e vet, Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.?Nga ana tjetër, demokrati ngriti lart rolin e presidentit Ilir Meta në këtë çështje. Sipas tij, Meta nuk bëri gjë tjetër veçse mbrojti Kushtetutën. Në fund të fjalës, Edmond Spaho kërkoi një qeveri të re të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.