?Pas koronës ka rënë xhiro. Dobët! Nuk ka njerëz që të blejnë? Qytetarë e përfaqësues të biznesit të vogël në zonën e ish-Unazës së Re iu ankuan kreut të opozitës për taksa të larta, rënie të xhiros dhe harresë të qeverisë gjatë tre muajve të karantinës. "Me ato 260 mijë lekë që i dha ai, i mbajti prapë shteti, se u deshën me u pagujt sigurimet e punëtorëve.? Sipas Bashës, kjo situatë mund të tejkalohet vetëm duke ndihmuar ekonominë familjare, si e vetmja mundësi për të rritur fuqinë blerëse. ?Gjëja e parë është të rrisim fuqinë blerëse se nëse njerëzit i kanë xhepat bosh, kjo shkatërron të gjithë zinxhirin e ekonomisë. E ndjeni ju, bie punësimi, pastaj bie konsumi edhe bëhet rreth vicioz?. Përgjegjës për krizën ekonomike bën kryeministrin Rama, të cilin e akuzon se taksat e shqiptarëve i ka çuar në xhepat e klientëve të tij. ?Në vend që të shkojë lart, shkon poshtë e më poshtë. Dhe që njerëzit të kenë lekë në xhepat e tyre në këto kohë pandemie, taksat duhet t?i kishin çuar për t?i ndihmuar njerëzit Ndryshimi sipas Bashës do të vijë vetëm përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Pas ardhjes së demokratëve në pushtet ai tha se qeveria e tij do të aplikojë vetëm një taksë, atë 0.5 % përqind të xhiros vjetore për biznesin e vogël. Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Be the first to comment