Shoqata e Transportit: Nuk nisim të punën të hënën pa na u plotësuar kërkesat! Mos vrisni autobusët
  • 4 years ago
TIRANË- Transporti urban nuk do të nis as të hënën, edhe pse Ministria e Shëndetësinë ka dhënë "ok". Shoqata e Transportit kanë bërë me dije se nuk do të dalin në punë më 22 qershor, pa u ndryshuar protokollet dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre. Ato i kanë deklaruar se kërkojnë një takim me ministrinë e Infrastrukturës ose kryeministrin Edi Rama që t'u parashtrojnë qartë kërkesat e tyre, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Nga lokomotiva e vendosur te Bulevardi i Ri, shoqata e transportit ka dashur të përcjellë mesazhin për politikanët "mos e vrisni autobusin, siç bëtë me trenin'.Ne do të hapemi kur financiarisht do jemi gati, por për ne është e pamundur. Përfaqësojmë transportuesit e ndershëm, që kanë 30 vite që i shërbejnë popullit. Nuk na ka ardhur asnjë ftesë për takim nga Ministria. Donin ta bënim te lokomotiva për t'i treguar klasës politike që ata e vranë trenin, mos e vrisnin autobusin, mos e vrisnin transportin publik. Përfaqësuesit e transportit publik në Shqipëri, bëjnë të ditur se nëse financiarisht nuk bëhet e mundur, nuk fillojmë shërbimin. Kemi kërkuar rishikimin e protokollit, nëse nuk bëhet e mundur sipas çdo vendi të botës, s'kemi pse shpikim gjëra, nuk është funksionale, jo përgjegjësi i operatorit sjellja e pasagjerëve në bord, kemi fatorini jo polic. Kjo dalje publike është një klithmë për t'i bërë thirrje Ramës që të paktën të ulemi në një tryezë, deklarata e ministrisë nuk qëndron aspak. Ne jemi unioni i disa shoqatave dhe mbi 90% të operatorëve në vend", thanë përfaqësues të Shoqatës së Transportit.
Recommended