Wake Up/ Ja cilat janë pushimet e sigurta dhe pa shpenzime në kohë pandemie

  • 4 years ago
Pandemia nga COVID-19 na ka ndryshuar shumë gjëra në stilin e jetës e meqë jemi në sezonin turistik , natyrisht që mund të na ndikojë edhe në mënyrën se si do të pushojmë këtë vit. Në fakt në vendet fqinje, p.sh në Itali, një pjesë e mirë e italianëve, gati gjysmë milioni kanë menduar që këtë vit të shkojnë me pushime me kamper. Italianët mendojnë se ky është mjeti i duhur jo vetëm për të mbajtur distancimin fizik nga të tjerët sa më shumë të jetë e mundur por nga ana tjetër nëse nuk keni shumë buxhet, kjo do të ishte zgjidhja e duhur këtë vit. Ndërkaq pushimet me kamper sipas tyre të lejojnë të eksplorosh vende pa fund, madje ndonjëherë edhe të pashkelura. Por kjo mund të jetë një zgjidhje edhe për ata që nuk kanë shumë ditë pushimi dhe duan të bëjnë një udhëtim të shkurtër disa ditor duke eksploruar. Sipas të dhënave nga Observatori i Turizmit Në natyrë , në Itali pushimet me kamper zënë vendin e dytë ndër format që zgjedhin njerëzit që kanë qejf natyrën. Profili i turistit në natyrë është i përbërë kryesisht nga burra, të moshës 35 deri 64 vjeç, të cilët lëvizën me partnerin, familjen ose miqtë e tyre, duke zgjedhur mbi të gjitha vendpushimet bregdetare (69%), malet (16%) dhe qytetet e artit (12%).Nëse në vitin 2019 udhëtimet e planifikuara me kamper ishin 24 përqind, në momentin që flasim për vitin 2020 ato janë rritur në masën 77%. Po në Shqipëri a njohin këtë mënyrë pushimi, a do ta përdorin këtë vit shqiptarët këtë formë e cila në fakt është shumë interesante për ata që kërkojnë gjithmonë vende të reja, por pse jo të jenë edhe më të sigurt në këtë kohë pandemie. Dorjan Bulku eksploruesit i natyrës në Shqipëri, i cili prej disa vitesh së bashku me familjen ka zgjedhur të bëjë pushimet në këtë formë, me makinën e tij, të cilën e ka përshtatur si një kamper konfirmon nga eksperienca personale se pushimet me kamper janë më me pak shpenzime. më të shëndetshme dhe më të sigurta në këto kohë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended