Ora News - Ndërrojnë jetë dy pacientë me Covid-19 në spitalin Infektiv
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Dy pacientë të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën në spitalin infektiv në tiranë duke e çuar në 41 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se një 67-vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese të diabetit, fibrilacionit atrial, hipertension dhe alzheimer, ka humbur jetën pas një rëndimi të papritur nga çrregullimi i frymëmarrjes dhe zemrës.

Më herët, në spitalin infektiv ndërroi jetë edhe një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Në përditësimin e të enjtes (18 qershor) ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar edhe për një tjetër viktimë gjatë 24 orëve të fundit ku rastet e reja me koronavirus pësuan përsëri rritje me 66 të infektuar.

Numrin më të larët të të prekurve e ka Tirana me 32 raste pozitive.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nderrojne-jete-dy-paciente-me-covid-19-ne-spitalin-infektiv

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended