Top News - Grenell për takimin/ "I hap rrugën zhvillimit ekonomik"

  • 4 years ago
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, tha se takimi i 27 qershorit mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në Uashington, është një mundësi e mirë për zhvillim dhe investime ekonomike.?Shtetet e Bashkuara shpresojnë se liderët në Kosovë dhe Serbi do ta shfrytëzojnë mundësinë e rikthimit në dialog dhe do të nisin një epokë të re të stabilitetit dhe mirëqenies. Njerëzit e këtij rajoni nuk meritojnë asgjë më pak?, citohet të ketë thënë Grenell sipas ambasadës amerikane në Prishtinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci vazhdimisht e ka bërë të qartë se shpreson që ky takim mund të rrisë shpresat për një marrëveshje finale mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtë e theksoi edhe në daljen e fundit, ku u fokusua gjithashtu edhe tek përbërja e delegacionit, duke thekesuar se delegacioni kosovar udhëton drejt Washingtonit i përgatitur. Ai nuk tha se kush do të jetë pjesë e këtij delegacioni, por shtoi se do të ndihet mirë pranë kryeministrit Avdullah Hoti.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Grenell#TopChannel

Recommended