Orët e gjata të punës, për të përzgjedhur konkurrentet e Miss Shqipëria 2020, u finalizuan. Nga mbi 300 vajza që aplikuan, vetëm 29 prej tyre do të jenë në mbrëmjen e madhe. Të shoqëruara nga prindërit, finalistet u njohën me rregullat për të qenë pjesë e spektaklit më të madh të bukurisë. Pas këtij takimi të parë, bukuroshet thonë se ndihen si në familje, por nuk e mohojnë se edhe konkurrenca duket e fortë. Me përkushtim deri në detaje për të sjellë sërish një event madhështor, organizimit i është shtuar edhe angazhimi për të respektuar siç duhet masat ndaj Covid-19. Nën kujdesin e balerinës Olta Ahmetaj,më 23 Qershor do të nisin provat për koreografitë që publiku do të shoh natën finale. Në përputhje të traditës 21 vjeçare për të ndërthurur bukuritë shqiptare, trashëgiminë kulturore, arkeologjinë dhe historinë, ?Miss Shqipëria? vjen për herë të parë nga qendra e një qyteti, shtëpia e Kongresit të Lushnjes. Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/