Valteri nxjerr video nga atentati ndaj Ndojës, por nuk e tregon! Lleshaj: S'e ke hallin te krimi

  • 4 years ago
TIRANË- Seanca e sotme parlamentare ka nisur me interpelancën e thirrur nga opozita e re me ministrin e Brendshëm, lidhur me krimin në Shqipëri. Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri akuzoi se krimi ka pasur një rritje drastike, por një gjë e tillë është mohuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se krimi ka pasur një ulje, dhe është nën mesataren e Bashkimit Europian.

Kjo interpelancë më pas, u përqendrua te atentati nga prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, ku Valteri nxori një video, duke thënë se është e papublikuar më parë, ku tregohen qartë dy ekzekutorët e këtij atentati, por që policia nuk po i heton qëllimisht pasi është e lidhur ngushtë me bandat.

Për Lleshjan, nga ky veprim u kuptua qartë se Valteri nuk e ka hallin te krimi në përgjithësi, por në një rast konkret. Ndërkohë, edhe kryeministri Edi Rama i kthehu përgjigje Valterit, duke thënë se duhet ta çonte videon në Prokurori e jo në Kuvend duke theksuar se krimi gjatë qeverisjes së tij ka regjistruar ulje. "E kemi luftuar krimin, prandaj sulmohemi", tha mes të tjerave Rama.

Ndërkohë, seanca do të vijojë me diskutoimet për zëvendësimin e Rudina Hajdarit me Muslim Murrinin si bashkëkryetar në Komisionin për Reformën Zgjedhore, pas kërkesës së deputetëve opozitar,  raportimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela mbi kriminalitetin përgjatë vitit 2019,  miratimin e shtyrjes së Vettingut në Polici, e cila erdhi si rezultat i bllokimit të procesit si pasojë e COVID-19, si dhe tre dekretet e kthyera në Kuvend nga presidenti Ilir Meta.

Recommended