Konflikti per pronen, nena e dy femijeve: Kur shkova tek shtepia, vjehrra me priti me thike ne dore

  • 4 years ago
Nëna e dy fëmijëve rrëfeu ditën e sotme në programin ?Historia ime?, në Tv Klan konfliktin e vazhdueshëm me familjen e bashkëshortit të ndjerë. Elsa Tasha, për 14 vite ka jetuar në Dibër me bashkëshortin dhe familjen e tij, por konfliktet me kunatin dhe vjehrrën i detyruan të largohen në Durrës. Ata u zhvendosën aty një muaj para se burri i saj të ndërronte jetë, në moshën 37-vjeçare. Një goditje e rëndë, por ajo u përpoq të behej e fortë dhe të ecte përpara për fëmijët e saj.
Më tej, Elsa tregoi se vjehrri i la me testament bashkëshortit të saj, shtëpinë në Dibër dhe disa prona. Por kur djali i saj shkon aty pas disa vitesh, vjehrra dhe kunati i thonë se ata kanë ikur në Durrës dhe nuk kanë më pjesë aty. Elsa tregon se kur ajo shkoi me djalin në vitin 2015, në shtëpinë në Dibër, vjehrra e pret me thikë në dorë dhe e kërcënoi. Madje shton se ajo ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj edhe në komisariat, kur ka shkuar për ta denoncuar.
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended