Top News - Turizmi në Shqipëri/ AFP-shpresat tek rajoni

  • 4 years ago
Turistë nga rajoni kanë filluar të shfaqen në plazhet shqiptare, duke ndihmuar në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë së koronavirusit. Vendi në ballkan, shkruan agjencia e lajmeve AFP, ka rihapur së fundmi kufijtë dhe plazhet ndërkohë që industria e turizmit përballet me një të ardhme të pasigurt. Vendi, veçon AFP, deri më tani është kursyer nga koronavirusi me vetëm 37 viktima dhe rreth 1600 infektime.

Pandemia ka shkaktuar vështirësi të mëdha ekonomike, një krizë ekonomike, dhe në këto kushte vendet tona në ballkan duhet të ndihmojnë njëri tjetrin

Ishte si të ishim mbyllur në një kafaz për dy apo tre muaj dhe tani duket se kemi fituar lirinë. Po shijojmë cdo moment
Këto dy vajza, kanë udhëtuar nga kosova fqinje për të kaluar disa ditë në plazhet shqiptare të adriatikut. Për vetë operatorët turistikë shqiptarë, situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe pandemia ka bërë që të anulohet gjithcka. Krahasuar me vitet e mëparshme, situata është shumë e vështirë. Pronarët e hoteleve në adriatik, i kanë sytë nga rajoni. Shumë nga pushuesit aktualë, sipas tyre, janë nga kosova, mali i zi dhe nga vendi.

Sic nënvizon AFP, shqipëria varet në masën 15 për qind nga turizmi dhe operatorët po e fillojnë këtë vit të vështirë me pezullimin e rezervimeve nga polonia apo skandinavia.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Toursim#AFP#TopChannel

Recommended