Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Me rreth 1 mijë deri në 1600 lekë në vit një bujk apo pronar toke përfiton vjetërsi pune, pension, i paguhet invaliditeti dhe gjithë përfitimet që garanton ligji për sigurimet shëndetësore. Në Shkurt të këtij viti kuvendi bëri një ndryshim të ligjit përkatës. Sipas këtij ndryshimi u shty afati i derdhjes së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi deri në 30 Qershor.

Nga fermerët kërkohet të paguajnë kontributet nga 1 Janari i vitit ?92 e deri sot. Këto detyrime përfshijnë meshkujt nga 16 deri në 60 vjeç dhe femrat nga 16 deri në 55 vjeç. Sipas specialistëve shuma e parave që duhet paguar është minimale, ndërkohë që pjesën tjetër e mbulon buxheti i shtetit.

Ndryshimi u bë sepse në ligj përcaktohej se nëse brenda një viti nuk paguheshin kontributet, fermerit i hiqej mundësia për sigurim. Ndërsa me ndryshimin e bërë fermeri ka mundësi t?i paguaj detyrimet përfshi edhe të prapambeturat. Deri më sot kanë paguar 175 mijë vetë, ndërkohë që detyrimet parashikojnë 55 mijë bujq e fermerë./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended